Top News – Revoltë në LDK pas zgjedhjeve/Kërkohet dorëheqja e menjëhershme e Lumir Abdixhikut
24/06/2026 12:03

Pas rezultatit të njëjtë në zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë, duke dalë forcë e tretë, në Lidhjen Demokratike të Kosovës janë shtuar pakënaqësitë ndaj udhëheqjes së partisë. Nga dy komunat të udhëhequra nga kjo parti është kërkuar dorëheqja e kryetarit, Lumir Abdixhiku. Pas mbledhjeve të kryesisë së degëve të LDK-së në Pejë dhe Lipjan, të martën, këto dy degë kanë vlerësuar se Abdixhiku nuk duhet të vazhdojë të qëndrojë në krye të partisë. ‘Pas analizës së rezultatit zgjedhor, kërkojmë reflektim politik dhe marrjen e përgjegjësisë nga lidershipi i partisë. Dorëheqja kërkohet si akt moral dhe politik’-thuhet në reagimin e degës së LDK në Pejë. Nga ana tjetër, Dega në Lipjan, ku LDK mban pushtetin vendor ka bërë thirrje për nisjen e një procesi reformimi dhe riorganizimi të partisë në të gjitha nivelet. Nëndega e dytë e LDK-së në Prishtinë ka shtuar se Abdixhikut i janë dhënë mundësi për të rikthyer LDK-në në rrugën e fitores por që rezultati ka munguar. Atij iu kërkua të japë dorëheqjen, në mënyrë që ti hapët rrugë ndryshimeve brenda partisë. Ndërkohë, vet Abdixhiku ka fajësuar kryetarët në degët e Pejës dhe Lipjanit për rezultatin e dobët dhe se kërkon dorëheqjen e tyre. Ai shtoi se ka sabotim brenda partisë. ‘Në asnjë rrethanë nuk do te lejojmë që vullneti i shumicës dërrmuese të LDK-se të tjetërsohet në projekte që synojnë ndarjen e LDK-së’-është shprehur kryetari. Abdixhiku paraqiti dorëheqjen, por jo të pakthyeshme, pas rezultatit të zgjedhjeve të 28 dhjetorit të 2025-tës. LDK mbeti parti e tretë, por krahasuar me zgjedhjet e shkurtit të të njëjtit vit, humbi çerekun e numrit të deputetëve.

Top News- Kosova ‘nuk flet’ me ShBA / Opozita fajëson Vetëvendosjen, Kurti përgjigjet
18/10 12:10
Top News- Operacioni ‘Mali’ në Kosovë/ Kapen 53 kg drogë në vlerë 80 mijë euro, pranga 2 personave
17/10 10:37
Top Channel/ Pakënaqësia me Gjykatën Speciale, Serwer: Kosova më e gatshme të mbrojë sovranitetin!
16/10 12:01
Top News- Misri serb i ndotur/ Kosova e bllokon ngarkesën për ushqim bagëtish
15/10 17:31
Top News- Viti i ri akademik në Kosovë/ Studentët preferojnë degën ‘Biznes, Administratë dhe Ligj’
15/10 14:25
Top News- Ligji për Specialen, Hamza mesazh BE: Presioni ndaj Kuvendit, i papranueshëm
15/10 13:48
Top Channel/ Kurti “kujtohet” për UÇK-në: Qeveria, grup pune për ish krerët e burgosur në Hagë!
15/10 11:35
Top News- Kosova në qendër të fushatës në Serbi/ Partitë me retorikë nacionaliste
14/10 21:11
Top News- Dialogu strategjik me Kosovën/ DASH s’ndryshon qëndrim: Të përmbushen zotimet
14/10 18:55
Top Channel/Kosova “pushton” fushatën zgjedhore në Serbi: Po e përdorin si armë të betejës politike!
14/10 11:46
Top Channel/ Bondsteel bazë e përheshme ushtarake e SHBA, senatori amerikan: Meriton shqyrtim!
14/10 11:35
Top Channel/ Presidentja e Kosovës do rikthimin e Dialogut Strategjik, SHBA: Nuk ndryshojmë qëndrim!
14/10 11:34
Top News- BE përsërit qëndrimin për ligjin e Speciales: Mbështesim punën e Dhomave të Specializuara
13/10 17:13
Top News- Komandanti turk i KFOR largohet/ Konfirmon angazhimin për sigurinë e Kosovës
13/10 11:49
Top Channel / Kosova kërkon dialog me SHBA! Presidentja: Anëtarësimi në NATO, parësor
12/10 23:17
Top News- Kritikat e BE për ligjin e Speciales, partitë në Kosovë: Do mbështesim çlirimtarët në Hagë
12/10 15:32
Top Channel/ Kos: Shqipëria mbyll grupkapitullin e 4 të negociatave me BE, Specialja me probleme!
12/10 11:33
Top News -Ndryshimi i ligjit të ‘Speciales’. Komisionerja Kos: Rrezikojnë integrimin e Kosovës në BE
12/10 11:10
Top Channel/ Kosovë, qeveria Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil: Dhe martesat mes personave të së njëjtës gjini!
11/10 14:37
Top Channel/ Kosova, “betejë” për milionat e BE/ Më pak se tre muaj për të përfituar 165.8 milionë €
11/10 11:39