Mbi 130 mijë qytetarë më pak kanë votuar deri në orën 15:00, në krahasim me zgjedhjet e dhjetorit të vitit të kaluar. Sipas KQZ-së, në zgjedhjet e kësaj të diele, deri në orën 15:00 kanë votuar gjithsej 445 mijë votues apo 22,7 për qind. Ndërkaq, në zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025 kishin votuar 585 mijë e 635 votues apo 29.3 për qind. Në Kosovë kanë të drejt vote mbi 1.9 milionë qytetarë. Këto shifra i bëri të ditura kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, i cili shtoi se procesi zgjedhor po zhvillohet i qetë dhe pa ndonjë pengesë serioze që do të cenonte mbarëvajtjen e rregullt të këtij procesi zgjedhor.