Pesë persona janë arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Ëhite Star”, i zhvilluar në disa qytete të Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale. Operacioni është zhvilluar në Prishtinë, Pejë, Prizren, Viti dhe Drenas, nën mbikëqyrjen e institucioneve të drejtësisë dhe me urdhër të gjykatës Themelore. Të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për përfshirje në veprat penale të krimit të organizuar, trafikimit të narkotikëve dhe pastrimit të parave. Sipas autoriteteve, ata dyshohen për veprat “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”; “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”; si dhe “Pastrimi i parave”.