Bisedat mes drejtuesve të trenit të mallrave dhe atij të pasagjerëve, që u përplasën duke shkaktuar një tragjedi të pashoqe pranë qytetit të larisës në Greqi, janë publikuar nga mediat greke. Transkriptet e tyre tregojnë se si punonjësi në stacionin e larisës, pa e kuptuar, i udhëzon të dy trenat të vazhdojnë udhëtimin në drejtimin e gabuar. asnjë nga drejtuesit nuk e kishte kuptuar se sistemi i sinjalistikës me drita nuk funksiononte.