Aleksandër Vuçiç kërkoi reformim të partisë së tij dhe shprehu bindjen se ajo do të rikthehet shumë shpejt në pushtet. Vuçiç pranoi edhe njëherë humbjen në mbledhjen e këshillit drejtues të Partisë Progresive Serbe. Ai tha se humbjet në garat elektorale janë normale dhe ato duhen pranuar, megjithëse, sipas tij, shuma të mëdha parash nga jashtë janë financuar për ta rrëzuar nga pushteti.