Ministria e Shëndetësisë e Greqisë do të hapë 20 qendra të reja ditore me shërbime falas për personat që vuajnë nga sëmundja e Alzheimerit dhe forma të tjera të demencës. Këto qendra janë pjesë e reformës së shëndetit mendor dhe strategjisë kombëtare për demencën, me synim forcimin e kujdesit në komunitet dhe aksesin e barabartë në të gjithë vendin. Zëvendësministri i Shëndetësisë, deklaroi se po ndërtohet një rrjet i unifikuar kujdesi ku familja ka rol aktiv.