Embargoja e vendosur nga Aleksandar Vuçiç në qershor 2025 për eksportin e armëve nuk e ndali tregtinë ushtarake të Serbisë. Sipas një investigimi të Radios Evropa e Lirë, kompania shtetërore Jugoimport SDPR vazhdoi shitjet jashtë vendit dhe siguroi të ardhura mbi 300 milionë euro gjatë vitit 2025. Eksportet u pezulluan zyrtarisht në kohën e konfliktit Izrael-Iran dhe pas akuzave të Rusisë se Serbia po furnizonte Ukrainën me municione përmes ndërmjetësve.