Policia greke ka identifikuar personin që ra pre e një atentanti mbrëmjen e së premtes në Athinë, ndërkohë që ka vënë në pranga edhe dy persona. Sipas burimeve zyrtare, i plagosur ka mbetur Helis Cato, 38 vjec, banues në Sarandë. Ky i fundit rezulton person me precedent kriminal, teksa kërkohej nga policia greke, pas goditjes së një grupi kriminal të tregëtimit të kokainës në qershor të këtij viti, në një operacion ku u sekuestruan dhe armë zjarri.