Forcat speciale greke EKAM kanë arrestuar 43-vjecari Nikolin Pali, i shpallur në kërkim prej 6 vitesh për vrasje të dyfishtë, pasi ekzekutoi në vitin 2020 ish-parneretn e tij ukrainase bashkë me një farmacist, me të cilin dyshohet se ajo kishte lidhje. 43-vjecari Nikolin Pali, i cili dyshohet se udhëtonte me dokumente identiteti të falsifikuara, u arrestua në Patisia, ndërsa policia po heton informacionet se ai po përgatiste një sulm të ri. Ndërsa skedulohet si një vrasës serial dhe me pagesë.