Gjykata e Lartë në Beograd ka lëshuar urdhër-arrest dhe ka caktuar masën e paraburgimit deri në 30 ditë ndaj ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiç. Vendimi u mor pasi ai nuk u paraqit në polici të dielën e 15 nëntorit, duke shkelur masën e sigurisë të vendosur ndaj tij në kuadër të hetimeve për sulmin e armatosur në Banjskë të Kosovës., ngjarje e ndodhur në vitin 2023. Që nga tetori i vitit 2023, Radoiçiç kishte detyrim ligjor të paraqitej dy herë në muaj, më datat 1 dhe 15, në komisariatin e policisë Savski Venac në Beograd për të dëshmuar se ndodhej në vendbanimin e deklaruar. Ai u paraqit për herë të fundit më 1 nëntor, ndërsa mungoi të dielën e 15 nëntorit.