Ish Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka pranuar se nuk mund të hyjë në Kosovë pa lejen e kryeministrit Albin Kurti. Në një intervistë të dhënë për National Magazin, ish-presidenti serb akuzon kreun e vetëvendosjes për trajtim të pabarabartë pasi pretendon se edhe familjarëve të tij u është mohuar e drejta për të hyrë në territorin e Kosovës ndërsa këtë gjë ia ka lejuar sipas tij, listës studentore. “Unë prej vitesh nuk mund të hyj në Kosovë. As si qytetar, madje as ndonjë anëtar i familjes sime nuk mund të vijë privatisht, sepse Albin Kurti nuk e lejon këtë. Ndërsa atyre ua lejon”, deklaroi Vuçiç.