Novi Sadi përkujtoi të dielën viktimat e tragjedisë në stacionin hekurudhor, në dyvjetorin e shembjes së strehës që la 16 persona të vdekur në këtë qytet në veri të Serbisë. Qytetarët e Novi Sadit mbajtën 16 minuta heshtje në orën 11:52, në nderim të bashkëqytetarëve të tyre që humbën jetën më 1 nëntor 2024. Atë ditë, 16 persona vdiqën, ndërsa një grua e re u lëndua rëndë. Tubimi u organizua nga lëvizja studentore e cila u bëri thirrje qytetarëve që të merrnin pjesë pa simbole politike, pankarta dhe pa shkaktuar zhurmë.