Mali i Zi mund të jetë vendi i parë që brenda vititi 2026 të përfundojë negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Kështu thuhet në draftin vjetor të Komisionit Evropian për politikën e zgjerimit që pritet të publikohet javën e ardhshme, raporton Radio Evropa e Lirë. Ndërkohë Serbia, Bosnje e Hercegovina dhe Kosova nuk kanë shënuar përparim në të ashtuquajturat fusha themelore. Fushat themelore përfshijnë sundimin e ligjit, institucionet demokratike, reformën e administratës publike dhe kriteret ekonomike, dhe përcaktojnë ritmin e përgjithshëm të negociatave. Komisioni vlerëson gjithashtu se Mali i Zi ka avancuar me vendosmëri në këto fusha.