Vera e vitit 2027 mund ta gjejë Malin e Zi pjesë të Bashkimit Europian. Në fund të këtij vitit, pritet që vendi të përfundojnë negociatat për anëtarësim, ndërsa marrëveshja përfundimtare për t’u bërë pjesë e unionin pritet të firmoset në qershor të vitit të ardhëshëm. Këto afate janë pjesë e një plani paraprak të Komisionit Evropian, që pritet të publikohet më 4 nëntor për katër vendet që kanë përparuar më shumë drejt BE-së, ku përfshihet dhe raporti për Shqipërinë.