Tri partitë politike shqiptare në Malin e Zi, Alternativa Shqiptare, Unioni Nacional Shqiptar dhe Lidhja Demokratike Shqiptare, finalizuan marrëveshjen e bashkimit politik, duke u bërë zyrtarisht pjesë e një strukture të përbashkët, Forumit Shqiptar. Kuvendi i parë i Forumit Shqiptar u mbajt në Tuz, ku krahas formalizimit të bashkimit u zgjodhën edhe strukturat e reja drejtuese.