Top News – Arrestime, dorëheqje e hetime në Serbi / ‘Afati i skadencës’ së Vuçiçit ka kaluar
03/11/2026 15:10

Arrestime, dorëheqje, ndryshim krahu, përpjekje për të asgjësuar provat e paligjshmërive. Pas humbjes në zgjedhje të ish-"njeriut të fortë" të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, lajmet kanë vërshuar me një ritëm të tillë, saqë është krijuar një faqe interneti e quajtur "kolapsi i sistemit", ku inteligjenca artificiale i përditëson informacionet në kohë reale. Që nga disa gjimnazistë që kapën drejtorin e shkollës duke u përpjekur të asgjësonte dokumentacionin, e deri te mbyllja e një banke që besohet se lidhet me Partinë Përparimtare Serbe të Vuçiçit, këto zhvillime e kanë mbërthyer opinionin publik në Serbi gjatë javës paszgjedhore. Raportimet, disi kaotike, shihen si shenjë se sistemi i pushtetit, i ndërtuar nga Vuçiçi, po shembet shpejt. Fituesit nga "Lista e Studentëve" ende nuk e kanë marrë zyrtarisht pushtetin, megjithatë, ndryshimi drastik në ekuilibrin e forcave po bën që ngjarjet të zhvillohen ende pa u finalizuar ndërrimi i pushtetit. Pavarësisht humbjes në zgjedhje, një Vuçiç sfidues ka vazhduar të shfaqet rregullisht në mediat që i qëndrojnë besnike, duke e akuzuar lëvizjen e udhëhequr nga studentët për "terror revolucionar". Të dielën në mbrëmje, Vuçiçi deklaroi për televizionin "Pink": "Natyrisht, kjo është e vështirë por unë jam gati për gjithçka dhe do t'i bëj ballë çdo gjëje". Duke mohuar çdo lidhje me krimin, Vuçiçi tha se nuk ka frikë nga një arrestim i mundshëm, pasi nuk do të ketë asnjë provë kundër tij. "Ata nuk kanë asgjë", tha ai. Mes zyrtarëve të arrestuar deri më tani janë shefi i policisë kriminale të Vuçiçit, Marko Kriçak, si dhe një zyrtar tjetër i lartë policor; të dy dyshohen për shpërdorim detyre. Të hënën, autoritetet ndaluan gjithashtu Davor Macurën, pronarin e bankës private "Alta Bank", e cila besohet se ka lidhje me partinë e Vuçiçit. Ai dyshohet se ka tentuar të përvetësojë miliona dollarë dhe përballet me akuza për shpërdorim detyre. E ndërsa pritet formimi i qeverisë së re, fituesit e zgjedhjeve i kanë bërë thirrje prokurorëve e gjyqtarëve që të bëjnë detyrën e tyre ose të largohen nga postet. Sipas lëvizjes, afati i skadencës së vucicit ka kaluar dhe gjithcka e ngritur prej tij tani do të shembet si gurët e dominosë.

Top News – Arrestime, dorëheqje e hetime në Serbi / ‘Afati i skadencës’ së Vuçiçit ka kaluar
03/11 15:10
Top News – Mali i Zi drejt anëtarësimit në BE. Pritet të nënshkruhet marrëveshja në 2027-ën
03/11 14:26
Top News – Banka dyshohet si ‘lavatriçe’ e Vuçiç. Pas heqjes së licencës, Serbia arreston pronarin
03/11 11:09
Top News – Frigoriferët kthehen në furra. Sulm kibernetik edhe në Greqi, temperatura 150 gradë
03/11 10:15
Top News- A do të përfundojë Vuçiç para drejtësisë? Ish-presidenti mund të ketë fatin e Sanaderit
02/11 21:56
Top News – Studentët ‘bllokojnë’ listën serbe. Dora e zgjatur e Vuçiç në Kosovë, reagon von Cramon
02/11 19:30
Top News – Novi Sadi kujton viktimat e tragjedisë /‘Drejtësia erdhi pas 2 vitesh’, 16 minuta heshtje
01/11 15:05
Top Channel/ Bashkohen shqiptarët në Malin e Zi/ 3 partitë finalizuan marrëveshjen për të garuar…
01/11 14:49
Top News – Vuçiç nuk tërhiqet. Urdhëron reformimin e partisë: Heqim dorë nga arroganca
31/10 17:29
Top News-Banka e pastrimit të parave të Vuçiç. I hiqet licenca institucionit pas humbjes në zgjedhje
31/10 14:53
Top News- Anëtarësimi, BE zbulon emrin e vendit që mbyll negociatat i pari në 2026-ën
30/10 22:30
Top Chanel/ Alarmi: Vuçiç po zhduk dokumentet me rëndësi në institucionet shtetërore
29/10 22:34
Top News – Studentët marrin frenat e Serbisë / Dorëhiqet drejtoresha e televizionit publik RTS
29/10 14:10
Top News – 7 kërkesat e Luginës, nga ndalimi i pasivizimit të adresave, te gjuha e simbolet
29/10 12:15
Top Channel/ “Vuçiç po përgatiste grusht shteti”! Brnabiç: Plan pér arrestimin e tij
28/10 23:21
Top News-Vuçiç ishte gati për grusht shteti/The Times:S’donte të jepte pushtetin,mblodhi 7000 njerëz
28/10 22:50
Top News – Bankieri, ylli i basketbollit, kardiologu, kimisti / Kush do jetë kryeministri i ri serb
28/10 12:02
Top News – Alarm i kuq në Serbi për terrorizmin/ Sulm në ambasadën izraelite, vritet autori i mitur
28/10 11:39
Top News – Nga Kurti te Radoiçiç, lista studentore serbe ‘e paqartë’ për Kosovën
28/10 10:53
Top Channel/ Serbia ndryshon plan për Kosovën, Srdaroviç: Dialog, marrëveshjet do respektohen
27/10 22:58