Negocimi i marrëveshjes së Kosovës me Bashkimin Evropian në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor nuk mund të kthehet në pikën zero, pavarësisht vonesave për ratifikimin e saj në parlament, deklaron qeveria Kurti. Sakaq, blloku europian ka bërë të qarte se janë në pritje të ratifikimit të marrëveshjes në Kuvendin e Kosovës, në mënyrë që të depozitohen mjetet e para-financimit prej 61 milionë eurosh. Depozitimi i fondeve, mjeteve të para-financimit për Kosovën është i ndërlidhur me miratimin e dy marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend, të cilat, për shkak të moskonstituimit të parlamentit, nuk mund të ndodhin tani. Sipas ekspertëve, nëse mosarritja e konstituimint të parlamnetit të Kosovës vijon, atëherë do të rrezikohet marrja e fondeve.