Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ka biseduar me telefon me Fredi Belerin, i cili ndodhet ë burg, për ta uruar për fitoren e tij si eurodeputet në zgjedhjet e Parlamentit Europian. Ndërkohë një mesazh zanor ka dërguar nga burgu i Fierit Fredi Beleri me anë të të cilit falenderon Kyriakos Mitsotakis për mbështetjen në luftën për të drejtat e helenizmit vorioepiriot dhe mundësinë që i dha për të qenë kandidat në këto zgjedhje evropiane.