Qeveria e Malit të Zi miratoi më 17 shtator, në Podgoricë, një paketë ligjesh që hap rrugën për programin e ri të pagave, "Euro Model". Kryeministri Milojko Spajiç njoftoi vetë vendimin, duke thënë se nga janari i vitit 2027 të gjitha pagat në sektorin publik dhe privat do të rriten sipas këtij modeli.