Politika në Kosovë ka rikujtuar sulmin terrorist të ndodhur në Banjskë ttre vite me parë nga forcat serbe. Kryeministri I Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar rreshterin Afrim Bunjaku që u vra gjatë sulmit. Përmes një postimi në FaceBook, Kurti shkruan se Bunjaku ra në mbrotje të sovranitetit shtetëror dhe ka theksuar se grupi terrorist kishte për qëllim aneksimin e veriut të Kosovës. “Grupi terrorist paraushtarak i organizuar, dirigjuar dhe financuar nga Beogradi, së cilit i printe kryekrimineli Millan Radoiçiq, dështoi në sulmin tinëzar që kishte për qëllim konflikt të armatosur e gjakderdhje në manastir ortodoks të shekullit XIV, dhe mandej aneksimin e veriut të Kosovës”, shkruan Kurti.