Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç ka kritikuar Serbinë gjatë fjalimit të tij në Debatin e Përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, duke dënuar nderimet zyrtare që iu janë bërë Ratko Mlladiç, të dënuarit me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Plenkoviç i cilësoi këto veprime si një fyerje ndaj viktimave dhe ndaj vendimeve të gjykatave ndërkombëtare. Kryeministri kroat theksoi se pajtimi në Evropë kërkon përballjen me krimet e së kaluarës, respektimin e viktimave dhe refuzimin e glorifikimit institucional të autorëve të krimeve.