Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka zhvilluar takime të ndara në Neë York me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Pas takimeve, diplomatja ka theksuar nevojën për për avancimin e procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në një reagim në rrjetin social X, Kallas shkruan se përparimi në normalizimin e marrëdhënieve duhet të ecë paralelisht me përparimin e Kosovës dhe Serbisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian.