Ambasadorja serbe në Spanjë është vënë në qendër të kritikave në rrjetet sociale dhe në Beograd pas gafës që bëri në një aktivitet të organizuar në Madrid, ku përfaqësonte vendin e saj. Një video e shkurtër e shpërndarë fillimisht prej vetë ambasadores Irena Sarac ajo shihet teksa u afrohet flamujve të vendeve pjesëmarrëse në aktivitet dhe më pas gjen, puth dhe bën simbolin çetnik me tre gishta për ndjekësit e saj. Veprimi synonte t’u përcillte ndjekësve të ambasadores në rrjetet sociale dashurinë e saj për flamurin e Serbisë. Por, problemi është se vetëm ngjyrat ngjasonin, flamuri nuk ishte i Serbisë. Në vend të flamurit të vet, Sarac puthi flamurin e Holandës.