Në kuadër të samitit të Bashkimit Evropian, që do të mbahet në Tiranë më 6 dhjetor, shumë liderë evropianë dhe kryeministra të vendeve anëtare do të mbërrijnë në vendin tonë. Një prej tyre, edhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, i cili do ta shfrytëzojë vizitën edhe për një tjetër qëllim. Mediat greke shkruajnë se Mitsotakis, pas samitit të BE-së, do të vizitojë edhe zonat e vendit tonë ku është i vendosur minoriteti grek.