Pas transferimit në burgun Fierit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish duke ngritur dyshime mbi vendimin që u konsiderua sekret nga ana e burgjeve. Në një postim në rrjetet sociale, kryebashkiaku thotë se nuk i është vendosur ende në dispozicion akti edhe pse kanë kaluar 31 orë duke i pamundësuar ankimimin. Duke e quajtur një maskaradë, Veliaj kërkon t’i vihet në dispozicion autorizimi i kryeministrit që i delegon burgjet si autoritet klasifikues.