Këshilltarët socialistë dhe demokratë të Bashkisë së Tiranës u bënë bashkë kundër transferimit të kryebashkiakut Erion Veliaj në Burgun e Fierit. Në mbledhjen e këshillit bashkiak, të majtë e të djathtë dënuan njëzëri transferimin e Veliajt. Përmes një rezolute, socialistët kërkuan informacion mbi këtë lëvizje.