Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal në autostradën Tiranë-Durrës, pranë Urës së Dajlanit, gjatë ndjekjes nga Policia Rrugore. Drejtuesi, një 40-vjeçar nga Durrësi, nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, pasditen e së enjtes. Shërbimet e policisë i kishin bërë shenjë 40-vjeçarit të ndalonte pasi konstatuan manovra të dyshimta gjatë lëvizjes së mjetit.