Në mbledhjen e ditës së sotme, Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar listën e aplikuesve prej 1500 personash, të shpallur fitues për programin social “Për subvencionimin e interesave të kredive”, të cilëve do t’u subvencionohen interesat e kredisë nga buxheti i shtetit për blerjen e një apartamenti në Tiranë. Zhvendosja e kryebashkiakut Erion Veliaj në burgun e Fierit ka sjellë edhe një debat në Këshillin Bashkiak, ku demokratët u shprehën ashpër për mënyrën se si u dërgua atje, por edhe socialisti Halit Valteri shprehu kundërshtinë e tij.