Pas debateve në mbledhjen e socialistëve për transferimin e Erion Velajt nga paraburgimi i Durrësit në atë të Fierit, kryetari i grupit Taulant Balla u shpreh se kjo çeshtje duhet të trajtohet me seriozitet nga institucionet përgjegjëse për të garantuar standardet europiane. “Jo për shokun tim Erion Veliaj dhe për këdo tjetër, unë e kam çështje të trajtimit dhe nuk e fsheh. Për shembull, edhe nga ish-presidenti Ilir Meta, në rrugë të komunikimit, kam marrë ankesa që lidhen me trajtimin dhe pa dyshim që ia kam kaluar ministrave të Drejtësisë, sepse në rastin në fjalë nuk lidhet me ministrin Gogu, dhe kam besim që edhe çështja në fjalë do të verifikohet si çdo çështje tjetër që verifikohet jo vetëm nga avokati i popullit si institucion i parë i referimit, nga ministri i Drejtësisë, drejtori i përgjithshëm.” Një ditë para takimit konsultues në Pallatin e Brigadave, Taulant Balla u shpreh se Partia Socialiste nuk do të shkojë me një propozim për datën e zgjedhjeve vendore.