Një ditë pas transferimit në burgun e Fierit, Erion Veliaj vijon të qëndrojë në të njëjtat kushte, të cilat përshkruhen si denigruese, në sektorin më të vështirë të institucionit. Sipas Ndrecës, pas takimit me familjarët, Veliaj paraqitet më i qetë emocionalisht. Ndreca shtoi gjithashtu se Drejtorisë së Burgjeve iu deshën 32 orë për të dhënë një njoftim zyrtar lidhur me transferimin, duke e cilësuar çështjen si “sekret shtetëror”.