Një zjarr është identifikuar mbrëmjen e sotme buzë lumit Shkumbin në zonën e Balldrenit. Dyshohet për djegien e gomave të përdorura apo mbeturina në luginën e lumit. Shtëllunga të mëdha tymi kanë pushtuar periferinë e Elbasanit, duke krijuar një situatë shqetësuese për mjedisin dhe cilësinë e ajrit në këtë zonë.