Prej më shumë se 24 orësh, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet në Burgun e Fierit, pasi u transferua nga paraburgimi Durrësit, ku mbahej që nga shkurti i 2025-ës, pas arrestimit. Vetë Veliaj dhe avokati i tij, Plarent Ndreca, kanë kërkuar nga institucionet arsyet e këtij transferimi, duke e quajtur të paligjshëm, por në një deklaratë publike, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve e cilëson këtë një “sekret shtetëror”.