Top News- Mbyllet votimi për diasporën/ Kosovë, procesi u zhvillua në 30 përfaqësi diplomatike
06/06/2026 22:08

Ka përfunduar procesi i votimit në në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit. Vendvotimet në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore u hapën në orën 07:00 dhe u mbyllën në 19:00, sipas kohës lokale në vendet përkatëse. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, votimi është organizuar në 30 misione diplomatike, përkatësisht në 17 ambasada dhe 13 konsullata të vendosura në 18 shtete të ndryshme të botës. Procesi ka nisur fillimisht në Turqi, ku ambasada e Kosovës në Ankara dhe konsullata në Stamboll kanë hapur dyert për votuesit e regjistruar. Më pas, votimi vazhdoi në shtete të ndryshme evropiane, përfshirë Gjermaninë, Zvicrën, Mbretërinë e Bashkuar, Belgjikën, Francën, Austrinë por dhe vende të tjera. Sipas KQZ, të drejtë vote në përfaqësitë diplomatike kanë 27.724 shtetas të Kosovës, të cilët janë regjistruar paraprakisht dhe kanë zgjedhur votimin fizik në misionet diplomatike. Po ashtu, është përmbyllur këtë të shtunë edhe procesi i votimit përmes postës për mbi 104 mijë votues të regjistruar jashtë vendit. të gjitha fletëvotimet e mbledhura në ambasada, konsullata dhe përmes postës do të transportohen në Kosovë, ku do të bëhet numërimi i tyre. Këte të diëlë, qytetarët e Kosovës do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur përbërjen e re të Kuvendit dhe qeverinë e ardhshme të vendit.

Top News- Një grua në krye të PDK-së/ Vlora Çitaku propozohet për kryetare
21/10 22:00
Top News- Hamza dorëhiqet nga drejtimi i PDK/ ‘Partia duhet të nisë një fazë të re të organizimit’
21/10 16:36
Top News – Dorëhiqet Bedri Hamza! PDK kërkon një kryetar të ri
21/10 15:12
Top Channel/ Përplasje Kosovë-Serbi në OKB/ Konjufca kundërshton akuzat e Gjuriqit për UÇK-në
21/10 12:37
Top News- Valë infektimesh me fruth në Kosovë/ 224 raste, mbi 95% e të infektuarve të pavaksinuar
19/10 19:21
Top News – Mblidhet Kuvendi i Kosovës. Dy çështjet kryesore në tavolinë që pritet të diskutohen
19/10 14:16
Top News- Kosova ‘nuk flet’ me ShBA / Opozita fajëson Vetëvendosjen, Kurti përgjigjet
18/10 12:10
Top News- Operacioni ‘Mali’ në Kosovë/ Kapen 53 kg drogë në vlerë 80 mijë euro, pranga 2 personave
17/10 10:37
Top Channel/ Pakënaqësia me Gjykatën Speciale, Serwer: Kosova më e gatshme të mbrojë sovranitetin!
16/10 12:01
Top News- Misri serb i ndotur/ Kosova e bllokon ngarkesën për ushqim bagëtish
15/10 17:31
Top News- Viti i ri akademik në Kosovë/ Studentët preferojnë degën ‘Biznes, Administratë dhe Ligj’
15/10 14:25
Top News- Ligji për Specialen, Hamza mesazh BE: Presioni ndaj Kuvendit, i papranueshëm
15/10 13:48
Top Channel/ Kurti “kujtohet” për UÇK-në: Qeveria, grup pune për ish krerët e burgosur në Hagë!
15/10 11:35
Top News- Kosova në qendër të fushatës në Serbi/ Partitë me retorikë nacionaliste
14/10 21:11
Top News- Dialogu strategjik me Kosovën/ DASH s’ndryshon qëndrim: Të përmbushen zotimet
14/10 18:55
Top Channel/Kosova “pushton” fushatën zgjedhore në Serbi: Po e përdorin si armë të betejës politike!
14/10 11:46
Top Channel/ Bondsteel bazë e përheshme ushtarake e SHBA, senatori amerikan: Meriton shqyrtim!
14/10 11:35
Top Channel/ Presidentja e Kosovës do rikthimin e Dialogut Strategjik, SHBA: Nuk ndryshojmë qëndrim!
14/10 11:34
Top News- BE përsërit qëndrimin për ligjin e Speciales: Mbështesim punën e Dhomave të Specializuara
13/10 17:13
Top News- Komandanti turk i KFOR largohet/ Konfirmon angazhimin për sigurinë e Kosovës
13/10 11:49