Në një kohë kur qytetarët e Kosovës përballen me rritje çmimesh dhe vështirësi ekonomike, mbi 150 mijë euro dalin nga buxheti i shtetit për një skemë që paguan ish-deputetët, edhe pasi ata nuk janë më pjesë e Kuvendit. Bëhet fjalë për të ashtuquajturën pagë kalimtare, një përfitim që u garanton ish-deputetëve pagë mujore për një periudhë deri në 12 muaj pas përfundimit të mandatit, edhe nëse nuk janë rizgjedhur dhe nuk ushtrojnë më asnjë funksion parlamentar.