Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti edhe një herë ka përsëritur se pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 7 qershorit do të nisë diskutimet për formimin e institucioneve. kurti - “Porsa të certifikohet rezultati do të nisim punën dhe diskutimet për formimin e institucioneve, konstituimin e Kuvendit, formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit apo presidentes”. Kurti po ashtu shtoi se nuk ka pasur nevojë edhe për një palë zgjedhje e sipas tij këtë e konfirmon rezultati.