Gjykata Supreme e Kosovës ka lënë në fuqi vendimin e KQZ, duke refuzuar si të pabazuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me gjobën prej 5.100 eurosh për pjesëmarrjen e një të miture në fushatë zgjedhore. Rasti lidhet me një tubim zgjedhor të LVV-së të mbajtur më 31 maj 2026 në Vushtrri, ku një vajzë 10-vjeçare kishte dalë në skenë dhe kishte recituar para pjesëmarrësve, e veshur me veshje që përmbanin logon e subjektit politik.