“Bashkë me familjen time sapo e shfrytëzuam të drejtën tonë për të votuar. I ftoj të gjithë qytetarët që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë, të dalin të votojnë, të votojnë sipas bindjeve të tyre politike, të votojnë në mënyrë të lirë, të qetë e në mënyrë demokratike. Është ditë e bukur, ta shfrytëzojnë këtë ditë për të dalë për të votuar sepse ne sot vendosim për të ardhmen për katër vitet e ardhshme”, deklaroi kreu i PDK, Bedri Hamza pas votimit.