Top News – Kosovë, perëndimi presion opozitës / Plani i BE-së me çdo kusht, kërkohet pajtim
09/03/2023 11:12

Qëndrimet kundërshtuese të partive opozitare, Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndaj propozimit të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbisë, kanë krijuar shqetësim për partnerët perëndimorë të Kosovës. Propozimi evropian synon t'i çojë palët drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Analistët kosovarë thonë tani se presioni i partnerëve ndërkombëtarë, që deri më tani ishte i drejtuar nga qeveria e Kosovës, për çështjet që ndërlidhen me dialogun me Serbinë, tashmë do të orientohet drejt partive opozitare lidhur me propozimin e BE-së. BE-ja tashmë ka konfirmuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohen më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut, për të diskutuar mbi planin e zbatimit të propozimit të BE-së për normalizim. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten tha se pritjet e tij janë që të vazhdojnë përgatitjet për takimin e 18 marsit. Një zëdhënës i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Prishtinë ka deklaruar për disa media në Kosovë se pikëpamjet e këtyre dy partive “nuk përputhen me mbështetjen e SHBA-së për propozimin”. “Jemi të shqetësuar me deklaratat e bëra nga drejtues dhe zyrtarë të partive opozitare që shprehin kundërshtimin e tyre ndaj propozimit të BE-së”, thuhej në deklaratë.

Top Channel/ Mish i skaduar drejt Kosovës, Mali i Zi bllokon mbi 20 tonë
25/09 23:06
Top News – Në bllok kundër Hagës. Kuvendi i Kosovës kërkon veprime urgjente
25/09 19:20
Top News- ‘Zbaton verbërisht urdhrat e Kurtit’/ Prag zgjedhjesh, Vuçiç akuza ministrit Rashiç
25/09 18:40
Top News- Kushtetuesja e konsideroi legjitime/ Ambasada Amerikane: Presim bashkëpunim me Qeverinë
25/09 14:44
Top News- Si u vra heroi Afrim Bunjaku / Dalin pamjet e nisjes së sulmit të serbëve në Banjskë
25/09 13:38
Top News- Vizitat në paraburgim tek Thaçi/ Haga lehtëson kufizimet, disa persona mbeten të ndaluar
24/09 15:43
Top Channel/ Tre vjet nga sulmi në Banjskë. Vendoset përmendore për rreshterin Afrim Bunjaku
24/09 15:16
Top Channel/ Tre vjet nga sulmi në Banjskë. Vendoset përmendore për rreshterin Afrim Bunjaku
24/09 12:51
Top Channel/ Nga bllokimi i rrugës me kamionë, tek tërheqja në male: Si ndodhi sulmi i Banjskës!
24/09 12:17
Top News- Tre vite nga sulmi në Banjskë/ Britania mesazh Serbisë: Radoiçiç të shkojë para drejtësisë
24/09 10:33
Top Channel/ Kushtetuesja konfirmon qeverinë! Kosovë, afat deri më 6 tetor për presidentit
23/09 20:04
Top News- Kurti do përgjithmonë amerikanët / Kryeministri përsërit ofertën për bazën e ‘Bondsteel’
23/09 16:22
Top News – Kuvendi u konstituua me vonesë. Kushtetuesja i jep të drejtë PDK, por nuk prek Qeverinë
23/09 16:20
Top Channel/ 11 varreza masive të luftës: Kosova kërkon gërrmime të reja në Serbi!
23/09 11:52
Top News- ‘Apeli ta korrigjojë aktgjykimin’/ Kurti: Dënimet për krerët e UÇK të padrejta
23/09 11:13
Top Channel/ Përshkallëzohen protestat në Kosovë, tubim kombëtar më 1 tetor
22/09 19:53
Top News – ‘Liria ka emër’ marshon në Bruksel. Strategjia kundër Hagës, tubime dhe peticione
22/09 15:51
Top Channel/ Nisma për ndryshimin e ligjit për Specialen, analistët: A e bën dot vetë Kosova?!
22/09 11:09
Top Channel/ EULEX,“jo më” në Kosovë”:Prishtina të rishikojë marrëdhëniet me misionet ndërkombëtare!
22/09 11:08
Top Channel/ LVV vendos “kushte” për Hagën: Presim kushtetuesen
21/09 22:54