Top News – Kadilli: Basha të japë dorëheqjen/ Shpall edhe kandidaturën për kryetar të PD
27/04/2021 20:48

Humbja e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit ka shkaktuar reagimet e para në radhët e demokratëve. Një nga eksponetët e PD, ish deputeti Fatbardh Kadilli ka qenë i ashpër në reagimin e tij në rrjetet sociale, duke akuzuar për përgjegjësi direkte kryetarin democrat Lulzim Basha. Sipas Kadillit demokratët dhe opozitarët ndihen të trishtuar, pasi nuk arritën të frymëzojnë mbështetjen e gjerë opozitare, dhe as elektoratin gri. “Ne nuk arritëm që të kapërcenim presionin, blerjet, makinacionet, joshjet dhe hilet e sistemit të ngritur nga ky pushtet. Ne nuk arritëm t’a kthenim në frymë ndryshimi zhgënjimin popullor. Si rrjedhojë jemi përballë këtij rezultati. Të cilin nuk e shmangim dot as me fajësim të njëri-tjetrit, as me taktika kalimtare, dhe as me demonizim të kundërshtarit. Rezultati negativ është i pamohueshëm. Të gjithë bashkë duhet të analizojmë mangësitë personale dhe kolektive në këtë humbje. Duke mos harruar: Si në çdo skuadër, drejtuesi mban përgjegjësinë e humbjes, siç do të merrte edhe dafinat e fitores”, thuhet në postimin e Kadillit. Ai u ka bërë thirrje demokratëve qëtë përmbahen në etiketimin e atyre që nuk i zgjidhën si alternativë. Sipas ish deputetit demokrat kërkimi i arsyeve të humbjes duhet kërkuar tek vetja. “Ne duhet ta pranojmë se nuk kishim një propozim fitues për Shqipërinë. Alternativa jonë ishte vetëm kryetari i partisë, që u dëshmua përsëri e pamjaftueshme. Duke ndjerë keqardhje dhe solidarizim të plotë me sakrificën e demokratëve dhe strukturave të partisë gjatë një opozite 8 vjeçare, jo pak here edhe të pabusull, kërkoj largimin e menjëhershëm nga funksionet drejtuese dhe dorëheqjen e Lulzim Bashës. Jo vetëm për faktin se partia gjendet sot përballë humbjes së tretë, por më shumë se kaq, ky është një model që ka shterruar. Me anë të këtij akti, ai jo vetëm njeh përgjegjësitë për rezultatin, por edhe respekton një standard të vendosur në Partinë Demokratike nga paraardhësi dhe themeluesi i kësaj force, Sali Berisha. Ai ka kërkuar kryesiesë së PD që të mblidhet sa më shpejt dhe të përcaktojë modalitetet e garës për lidershpin e ri. Ai ka shpallur njëkohesisht edhe kandidimin për kryetar të PD, duke u bërë thirrje demokratëve të mos dorëzohen pasi PD është parti e dalë nga vlerat e lëvizjes së dhjetorit.

Top News- “Veliaj vijon në kushte denigruese”, Ndreca: U deshën 32 orë për njoftimin zyrtar
29/10 22:48
Top News- “Vendimi sekret”/Veliaj sfidon Burgjet: Na vini në dispozicion autorizimin e kryeministrit
29/10 22:43
Top News- Rrëzimi i helikopterit ushtarak/ Shqipëria solidarizohet me Italinë: Qëndrojmë krah jush
29/10 22:40
Top Channel/ Tymi i zi “pushton” Elbasanin, çfarë po ndodh në qytet
29/10 22:36
Top Channel/Veliaj në burgun e Fierit, Avokati: Vijon të jetë në kushte denigruese, u deshën 32 orë…
29/10 21:20
Top Channel/ Shembja e banesës në Athinë ku vdiqën 3 shqiptarët, hajdutët vodhën tubat e gazit dhe…
29/10 21:04
Top Channel/ Sfidoi policinë, bie në lumë! Shoferi durrsak ishte i dehur në timon, dy të plagosur
29/10 19:54
Top News – Veliaj në burgun e Fierit. Balla: Çështja do verifikohet nga institucionet!
29/10 19:50
Top Channel/ Pse u lëviz Veliaj? Burgjet: Sekret shtetëror! (Çfarë thotë ligji)
29/10 19:41
Top Channel/ “Veliaj u rrëmbye”! PS-PD bashkë për kryebashkiakun, miratojnë rezolutën
29/10 19:40
Top Channel/ Plas në PS, Çuçi i kërkon dorëheqjen Gogut, Xhafaj shkresë Kuvendit për Veliajn
29/10 19:39
Top News – Shoferi i dehur i ikën policisë. Nuk i bindet urdhrit, përfundon në kanal
29/10 18:42
Top Channel/ Zjarr buzë Shkumbinit, digjen goma dhe mbetje në luginën e lumit
29/10 17:47
Top Channel/ Po e ndiqte policia, shoferi humb kontrollin dhe bie në kanal pranë urës së Dajlanit
29/10 17:34
Top Channel/ Këshilli Bashkiak/ Shpallen fituesit e programit social “Për subvencionimin e kredive”
29/10 17:32
Top Channel/ Transferimi i kryebashkiakut në burgun e Fierit, Valteri: Trajtim çnjerëzor, po…
29/10 17:04
Top News – Transferimi i Veliajt, ‘sekret shtetëror’. Burgjet reagojnë pas kritikave të zhvendosjes
29/10 16:48
Top Channel/Vrasja e Arlinda Zekajt, sërish protestë në Kosovë,kërkohet dorëheqja e Donika Gërvallës
29/10 16:39
Top Channel/ ‘Kryetari u rrëmbye’,Teliti:Bashkia trajtohet si zhele, nuk më intereson Veliaj, por…
29/10 16:38
Top Channel/ Fluks virozësh në Elbasan. Mjekët thonë se janë rritur edhe shtrimet në spitale
29/10 15:26