Një person është arrestuar në Pejë pasi dyshohet se ka kanosur me vrasje katër zyrtarë policorë gjatë kryerjes së detyrës së tyre. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur brenda një stacioni policor, ku i dyshuari, një shtetas i Kosovës, fillimisht ka kërcënuar verbalisht katër efektivë policie, ndërsa më pas ka deklaruar se do i vrasë. Policia bën të ditur se ai më pas ka dëmtuar edhe një kompjuter në një nga zyrat e stacionit. Pas procedurave të nevojshme dhe intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në paraburgim, ndërsa hetimet për rastin vijojnë.