Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në një deklaratë për mediat lidhur me formimin e qeverisë pas zgjedhjeve të parakohshme. I pyetur lidhur me zgjidhjen që ka menduar për të tejkaluar ngërçin institucional të krijuar, Kurti deklaroi se çdo komunikim me partitë politike për mundësinë e formimit të një koalicioni qeverisës do të nisë vetëm pasi të certifikohen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve.