Mbi 2 milionë qytetarë të Kosovës janë ftuar për herë të tretë në 16 muaj për të zgjedhur deputetët e rinj të vendit, pas krizave ciklike politike që kanë zhytur vendin në vakuum institucional. Procesi i votimit nisi pa probleme në të gjitha qendrat e votimit, teksa të shtunën është votuar në përfaqësitë diplomatike të Kosovës jashtë vendit dhe është përmbyllur procesi i votimit me postë. Në 2% të vendvotimeve ka pasur probleme me funksionalizim të kamerave ose me mënyrën se si janë vendosur, që mund të cënojë fshehtësinë e votës. Poashtu vlen të theksohet se në 16% të vendovotimeve nuk ka asnjë grua komisionere.