Në Armeni, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pati një takim me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Europian, Kaja Kallas, gjatë punimeve të samitit të Komunitetit Politik Europian. Në fokus të bisedimeve ishin zhvillimet e fundit politike në Prishtinë, përfshirë zbatimin e ligjit për të huajt dhe marrëveshjen e 14 marsit, i cili u vlerësua si një moment i ri dhe pozitiv. Gjatë takimit u diskutua edhe procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe çështja e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, ku Kryeministri Kurti ngriti shqetësimin lidhur me pasivizimin e adresave dhe pamundësimin e mbështetjes financiare për Luginën nga Qeveria e Kosovës.