Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon të jetë në pritje të vendimeve të Gjykatës Supreme lidhur me ankesat e paraqitura për rezultatet e shpallura më 27 qershor, për të vazhduar më pas me certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit. Zëdhënësi I Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka deklaruar se nëse vendimet e nuk përmbajnë detyrime për KQZ-në, mund të procedohet me certifikimin e rezultateve. Elezi sqaron se nëse vendimet përmbajnë detyrime për KQZ-në, ato do të zbatohen fillimisht, dhe më pas do të procedohet me certifikimin e rezultateve.