Presidenca e Kosovës mohoi raportimet mediatike se BE ka shpërfillur kërkesën e saj për të vëzhguar zgjedhjet parlamentare të parakohshme të 7 qershorit. Përmes një deklarate publike, zyra e Presidentes në detyrës, Albulena Haxhiu thotë se raportimet janë më së paku të pasakta dhe në rastin më të keq të qëllimshme.