Kosova hyn këtë të diel në një tjetër test elektoral për të përballuar krizën institucionale që e ka shoqëruar vendin gjatë 16 muajve të fundit. Analistët paralajmërojnë se pa një kompromis ndërpartiak, bllokada politike mund të vazhdojë edhe pas zgjedhjeve. Këto janë të tretat zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare brenda pak më shumë se një viti.