Top Channel/ Votojnë emigrantët e Kosovës, morën pjesë qytetarë nga 18 shtete
06/06/2026 23:17

Është mbyllur votimi në 26 prej 30 përfaqësive diplomatike të Kosovës ku u zhvillua procesi këtë të shtunë. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të drejtën e votës e shfrytëzuan mbi 80% e mërgatës së regjistruar si votues jashtë vendit për votim në 18 shtete të botës. “Nga 27.724 votues të regjistruar kanë votuar 80.85 për qind e tyre, apo 22.414 votues. Natyrisht se pas përfundimit të procesit të votimit në katër përfaqësi diplomatike që ndodhen në SHBA dhe Kanada, do të kemi të dhëna të përditësuara për pjesëmarrjen e përgjithshme në votime në kuadër të këtyre 30 përfaqësive diplomatike” Votimi pritet të përfundojë pas mesnatës në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kryer edhe përgatitjet e fundit para procesit zgjedhor të së dielës që do të zhvillohet brenda vendit. Mëngjesin e së shtunës është shpërndarë materiali zgjedhor, derisa fletëvotimet do të shpërndahen mëngjesin e së dielës para orës 07:00 kur edhe hapen qendrat e votimit. Për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të shtatë qershorit janë angazhuar edhe policia e prokuroria e Kosovës. Sipas njoftimeve, prokuroria ka angazhuar mbi 100 prokurorë që do të jenë kujdestar në ditën e zgjedhjeve, ndërkohë që së bashku me policinë kanë ngritur alarmin për ndërhyrjet e jashtme në zgjedhje. Deri më tani, për tentim të ndikimit të votuesit, institucionet kanë arrestuar tetë persona, të gjithë në Graçanicë, derisa zotohen se do vazhdojnë punën për të ndaluar një kërcënim të tillë. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare mbahen pas dështimit të zgjedhjes së presidentit të ri të vendit dhe janë të tretat në një periudhë prej 18 muajsh.

Top News- Një grua në krye të PDK-së/ Vlora Çitaku propozohet për kryetare
21/10 22:00
Top News- Hamza dorëhiqet nga drejtimi i PDK/ ‘Partia duhet të nisë një fazë të re të organizimit’
21/10 16:36
Top News – Dorëhiqet Bedri Hamza! PDK kërkon një kryetar të ri
21/10 15:12
Top Channel/ Përplasje Kosovë-Serbi në OKB/ Konjufca kundërshton akuzat e Gjuriqit për UÇK-në
21/10 12:37
Top News- Valë infektimesh me fruth në Kosovë/ 224 raste, mbi 95% e të infektuarve të pavaksinuar
19/10 19:21
Top News – Mblidhet Kuvendi i Kosovës. Dy çështjet kryesore në tavolinë që pritet të diskutohen
19/10 14:16
Top News- Kosova ‘nuk flet’ me ShBA / Opozita fajëson Vetëvendosjen, Kurti përgjigjet
18/10 12:10
Top News- Operacioni ‘Mali’ në Kosovë/ Kapen 53 kg drogë në vlerë 80 mijë euro, pranga 2 personave
17/10 10:37
Top Channel/ Pakënaqësia me Gjykatën Speciale, Serwer: Kosova më e gatshme të mbrojë sovranitetin!
16/10 12:01
Top News- Misri serb i ndotur/ Kosova e bllokon ngarkesën për ushqim bagëtish
15/10 17:31
Top News- Viti i ri akademik në Kosovë/ Studentët preferojnë degën ‘Biznes, Administratë dhe Ligj’
15/10 14:25
Top News- Ligji për Specialen, Hamza mesazh BE: Presioni ndaj Kuvendit, i papranueshëm
15/10 13:48
Top Channel/ Kurti “kujtohet” për UÇK-në: Qeveria, grup pune për ish krerët e burgosur në Hagë!
15/10 11:35
Top News- Kosova në qendër të fushatës në Serbi/ Partitë me retorikë nacionaliste
14/10 21:11
Top News- Dialogu strategjik me Kosovën/ DASH s’ndryshon qëndrim: Të përmbushen zotimet
14/10 18:55
Top Channel/Kosova “pushton” fushatën zgjedhore në Serbi: Po e përdorin si armë të betejës politike!
14/10 11:46
Top Channel/ Bondsteel bazë e përheshme ushtarake e SHBA, senatori amerikan: Meriton shqyrtim!
14/10 11:35
Top Channel/ Presidentja e Kosovës do rikthimin e Dialogut Strategjik, SHBA: Nuk ndryshojmë qëndrim!
14/10 11:34
Top News- BE përsërit qëndrimin për ligjin e Speciales: Mbështesim punën e Dhomave të Specializuara
13/10 17:13
Top News- Komandanti turk i KFOR largohet/ Konfirmon angazhimin për sigurinë e Kosovës
13/10 11:49