Top Channel/ Transportohet me kamion sasia e kokainës e zbuluar në Fratar të Fierit
24/11/2022 19:16

Sasia e madhe e kokainës e zbuluar ditën e sotme në Fratar të Fierit, është transportuar me kamion. Top Channel ka siguruar video nga momenti i transportimit, ku shihet një automjet “Pirun” që e zhvendos atë në kamion të policisë, ku më pas do të procedohet nga autoritetet. 15 persona janë arrestuar deri tani, sipas Anila Hoxhës, ndërsa dhjetëra forca policore ndodhen aktualisht në vendngjarje. Arrestime ka edhe në Mal të Zi, persona të përfshirë në trafikun e kokainës. Sipas informacioneve, ngarkesa e drogës ka ardhur nga Kolumbia, ka mbërritur në Portin e Tivarit dhe në fund në Fratar të Fierit. Ngarkesa ishte sjellë prej kohësh, thanë burimet e Anila Hoxhës, ndërsa SPAK vëzhgoi e përgjoi për të identifikuar rolin e secilit që është i përfshirë. Në operacionin e vëzhgimit sekret gjatë këtyre tre muajve, sipas burimeve të Anila Hoxhës, kanë qenë të angazhuar 60 oficerë të Policisë së Shtetit. Është goditur i gjithë grupi kriminal si porositës, pritës dhe baza e ngritjes së laboratorit. SPAK ka regjistruar procedimin dhe ka marrë autorizimet për t’i kthyer në prova ligjore, pas angazhimit edhe të OPGJ-së dhe të Forcave Operacionet Speciale të Policisë së Shtetit.

Top News- “Veliaj vijon në kushte denigruese”, Ndreca: U deshën 32 orë për njoftimin zyrtar
29/10 22:48
Top News- “Vendimi sekret”/Veliaj sfidon Burgjet: Na vini në dispozicion autorizimin e kryeministrit
29/10 22:43
Top News- Rrëzimi i helikopterit ushtarak/ Shqipëria solidarizohet me Italinë: Qëndrojmë krah jush
29/10 22:40
Top Channel/ Tymi i zi “pushton” Elbasanin, çfarë po ndodh në qytet
29/10 22:36
Top Channel/Veliaj në burgun e Fierit, Avokati: Vijon të jetë në kushte denigruese, u deshën 32 orë…
29/10 21:20
Top Channel/ Shembja e banesës në Athinë ku vdiqën 3 shqiptarët, hajdutët vodhën tubat e gazit dhe…
29/10 21:04
Top Channel/ Sfidoi policinë, bie në lumë! Shoferi durrsak ishte i dehur në timon, dy të plagosur
29/10 19:54
Top News – Veliaj në burgun e Fierit. Balla: Çështja do verifikohet nga institucionet!
29/10 19:50
Top Channel/ Pse u lëviz Veliaj? Burgjet: Sekret shtetëror! (Çfarë thotë ligji)
29/10 19:41
Top Channel/ “Veliaj u rrëmbye”! PS-PD bashkë për kryebashkiakun, miratojnë rezolutën
29/10 19:40
Top Channel/ Plas në PS, Çuçi i kërkon dorëheqjen Gogut, Xhafaj shkresë Kuvendit për Veliajn
29/10 19:39
Top News – Shoferi i dehur i ikën policisë. Nuk i bindet urdhrit, përfundon në kanal
29/10 18:42
Top Channel/ Zjarr buzë Shkumbinit, digjen goma dhe mbetje në luginën e lumit
29/10 17:47
Top Channel/ Po e ndiqte policia, shoferi humb kontrollin dhe bie në kanal pranë urës së Dajlanit
29/10 17:34
Top Channel/ Këshilli Bashkiak/ Shpallen fituesit e programit social “Për subvencionimin e kredive”
29/10 17:32
Top Channel/ Transferimi i kryebashkiakut në burgun e Fierit, Valteri: Trajtim çnjerëzor, po…
29/10 17:04
Top News – Transferimi i Veliajt, ‘sekret shtetëror’. Burgjet reagojnë pas kritikave të zhvendosjes
29/10 16:48
Top Channel/Vrasja e Arlinda Zekajt, sërish protestë në Kosovë,kërkohet dorëheqja e Donika Gërvallës
29/10 16:39
Top Channel/ ‘Kryetari u rrëmbye’,Teliti:Bashkia trajtohet si zhele, nuk më intereson Veliaj, por…
29/10 16:38
Top Channel/ Fluks virozësh në Elbasan. Mjekët thonë se janë rritur edhe shtrimet në spitale
29/10 15:26