Top Channel/ “Stop”, tabela nuk respektohet! Pikat e “vdekjes” në Tiranë. Policia: Po i monitorojmë
25/03/2023 19:56

Kjo tabelë haset shpesh në disa akse rrugore, por rezulton se jo të gjithë drejtuesit e mjeteve e respektojnë si duhet çka ka sjellë dhe aksidente me dëme material apo me pasoja. Më tipike shkelja kësaj sinjalistike qoftë kur është horizontale ashtu edhe vertikale ndodh në rrugën Janiosh Huniadi dhe Perlat Rexhepi në kryeqytet si dhe në aksin Fushë Prezë – Rinas. Kjo ka detyruar policinë rrugore të Tiranës të monitorojë në terren edhe respektimin e kësaj sinjalistike. “Po monitorojmë zbatimin e tabelës stop e cila është ndalim i menjëhershëm.”- tha Besmir Qibini shef i qarkullimit rrugor Tirane Vazhdimi i lëvizjes duhet të ndodhë pasi drejtuesi duhet të sigurohet se rruga është e lire. Përveç kësaj polica rrugore e Tiranës për vitin 2023 ka dhe objektiva të tjera. Kontrollet në terren po kryen me mjete inteligjente dhe ne disa raste dhe në bashkëpunim me policinë bashkiake. “Kemi insistuar ne mospërdorimin e pijeve alkoolike mosrregullimi i shpejtësisë, përdorimi i celularit gjatë drejtimit, rripat e sigurimit, kaskat mbrojtëse, vizat e bardha, matjen me aparat për konsumimin e gomave për te gjitha mjetet”- tha Besmir Qibini shef i qarkullimit rrugor Tirane Tashmë policia nuk është vetëm në rrugë apo pas një radari por ajo monitoron dhe mediat dhe rrjetet sociale. “Një grup i veçantë që monitoron denoncimin në medias apo rrjete sociale të cilat po ndëshkohen “– tha Besmir Qibini shef i qarkullimit rrugor Tiranë. Por shkelje nuk kryejnë vetëm drejtuesit e mjeteve por edhe këmbësorët. “Po punojmë për të ndëshkuar dhe këmbësorët të cilët shpesh janë shkak determinant për ardhjen e pasojave.”- tha Besmir Qibini shef i qarkullimit rrugor Tiranë.

Top News- “Veliaj vijon në kushte denigruese”, Ndreca: U deshën 32 orë për njoftimin zyrtar
29/10 22:48
Top News- “Vendimi sekret”/Veliaj sfidon Burgjet: Na vini në dispozicion autorizimin e kryeministrit
29/10 22:43
Top News- Rrëzimi i helikopterit ushtarak/ Shqipëria solidarizohet me Italinë: Qëndrojmë krah jush
29/10 22:40
Top Channel/ Tymi i zi “pushton” Elbasanin, çfarë po ndodh në qytet
29/10 22:36
Top Channel/Veliaj në burgun e Fierit, Avokati: Vijon të jetë në kushte denigruese, u deshën 32 orë…
29/10 21:20
Top Channel/ Shembja e banesës në Athinë ku vdiqën 3 shqiptarët, hajdutët vodhën tubat e gazit dhe…
29/10 21:04
Top Channel/ Sfidoi policinë, bie në lumë! Shoferi durrsak ishte i dehur në timon, dy të plagosur
29/10 19:54
Top News – Veliaj në burgun e Fierit. Balla: Çështja do verifikohet nga institucionet!
29/10 19:50
Top Channel/ Pse u lëviz Veliaj? Burgjet: Sekret shtetëror! (Çfarë thotë ligji)
29/10 19:41
Top Channel/ “Veliaj u rrëmbye”! PS-PD bashkë për kryebashkiakun, miratojnë rezolutën
29/10 19:40
Top Channel/ Plas në PS, Çuçi i kërkon dorëheqjen Gogut, Xhafaj shkresë Kuvendit për Veliajn
29/10 19:39
Top News – Shoferi i dehur i ikën policisë. Nuk i bindet urdhrit, përfundon në kanal
29/10 18:42
Top Channel/ Zjarr buzë Shkumbinit, digjen goma dhe mbetje në luginën e lumit
29/10 17:47
Top Channel/ Po e ndiqte policia, shoferi humb kontrollin dhe bie në kanal pranë urës së Dajlanit
29/10 17:34
Top Channel/ Këshilli Bashkiak/ Shpallen fituesit e programit social “Për subvencionimin e kredive”
29/10 17:32
Top Channel/ Transferimi i kryebashkiakut në burgun e Fierit, Valteri: Trajtim çnjerëzor, po…
29/10 17:04
Top News – Transferimi i Veliajt, ‘sekret shtetëror’. Burgjet reagojnë pas kritikave të zhvendosjes
29/10 16:48
Top Channel/Vrasja e Arlinda Zekajt, sërish protestë në Kosovë,kërkohet dorëheqja e Donika Gërvallës
29/10 16:39
Top Channel/ ‘Kryetari u rrëmbye’,Teliti:Bashkia trajtohet si zhele, nuk më intereson Veliaj, por…
29/10 16:38
Top Channel/ Fluks virozësh në Elbasan. Mjekët thonë se janë rritur edhe shtrimet në spitale
29/10 15:26