Top Channel/ Reporterja për Kosovën në PE: I papranueshëm votimi i Albin Kurtit në Shqipëri!
25/04/2021 18:15

Eurodeputetja Viola von Cramon, reportere për Kosovën në Parlamentin Europian e quajti të papranueshëm faktin që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti votoi në Shqipëri. “ Këtë gjë unë nuk e kuptoj dot. Nga njëra anë, të gjithë në Kosovë ankohen për ndërhyrjet nga Serbia apo edhe vetë presidenti Vucic, dhe nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës shkon e voton ne një shtet fqinj. Kjo nuk mund të pranohet. Të paktën, për mua jo”, ka shkruar ajo në Twiiter. Kurti e hodhi herët në mëngjes votën e tij. Edhe pse lideri i vetëvendosjes ka nënshtetësinë shqiptare, kjo përbën të parën herë që shef ekzekutivi i Kosovës voton në Shqipëri. Partia e tij garon në vendin tonë me tre kandidatë të regjistruar si të pavarur. “Dita e zgjedhjeve është ditë e demokracisë. I ftoj të gjithë qytetarët e Shqipërisë që sot ta respektojnë atdheun, duke bërë zgjedhjen më të mirë sipas parimeve dhe vlerave që secili i ka. Dita është e bukur, me diell, kështu do të jetë deri në mbrëmje, uroj sa më shumë ditë të bukura dhe mbarësi për Shqipërinë dhe secilin njëri, që ashtu sikurse unë ka pasaportën e Republikës së Shqipërisë”, tha Kurti. Vendimi për të bërë fushatë në Shqipëri ka nxitur kritika edhe nga rivalet politikë në Kosovë, të cilët e kanë quajtur ndërhyrje në punët e brendshme të vendi fqinj.

Top News- PDK pro konstituimit edhe pas afatit/ Hamza: Për ne është me rëndësi 16 shtatori
09/09 16:59
Top Channel/Kuvendi i Kosovës, Haxhiu zgjidhet kryetare:Shtyn seancën e konstituimit për të premten!
09/09 14:47
Top Channel/ Kurti: Kemi marrëveshje, por na duhen edhe numrat për të shmangur zgjedhjet e reja
09/09 12:20
Top News- Përplasjet për kryetar të ri brenda LDK/ Abdixhiku: Shteti nuk rrotullohet për një ambicie
08/09 17:00
Top Channel/ Kurti: “Nesër do të jemi në Kuvend”! Por nuk tregon nëse do propozojë kandidat për VV!
08/09 14:58
Top Channel/ Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, Ministri Svecla një vit burg me kusht!
08/09 11:26
Top News- U akuzua se i quajti shqiptarët ‘terroristë’/ Rashiç mohon deklaratën e deputetit të LDK
07/09 17:10
Top News- Zvarritja e krizës politike/ LDK vendos të marrë pjesë në seancën e 9 Shtatorit
07/09 16:58
Top Channel/ FSK-ja, pjesë e misionit ndërkombëtar në Gaza: Firmoset marrëveshja!
07/09 14:50
Top News – Kosova rrezikon 166 mln euro. Fondet e BE për planin e rritjes do të ‘digjen’
06/09 15:08
Top Channel/ Kosova rrezikon 166 mln euro/ Fondet e BE “digjen” nëse s’formohen institucionet
06/09 11:50
Top Channel/ PDK humbet durimin në Kosovë, Hamza paralajmëron veprime institucionale
05/09 15:21
Top News – PDK dhe Aleanca kundër Vetëvendosjes / ‘Po shkel kushtetutën’, kundër shtyrjes së seancës
05/09 14:52
Top News – Një bllok opozitar në Kosovë…! Lushtaku kundër Abdixhikut: Merru me shtëpinë tënde
05/09 14:47
Top News- Nderimet e serbëve për ‘Kasapin’/ Kurti: Serbia ende nuk është përballur me të kaluarën
04/09 23:01
Top News- Sulmi treditor ndaj familjes Jashari/ Prokuroria dorëzon aktakuzë për 35 ish-zyrtarë serbë
04/09 21:00
Top News- ‘Fundi’ i krizës dyvjeçare në shtator/ Caktohet mbajtja e seancës konstituive në Kosovë
04/09 20:00
Top Channel/ Zbulohet kush i masakroi Jasharët e Kosovës, aktakuzë ndaj 35 serbëve
04/09 19:57
Top News – ‘Konstituoni urgjent Kuvendin!’/ PDK dhe Aleanca bllokojnë hyrjen e qeverisë së Kosovës
04/09 11:26
Top News-Vuçiç, i shqetësuar për marshin e lirisë: Po paralajmëroni dhunë, do reagojmë më 16 shtator
03/09 16:20